Protestat e banorëve në Shkozë, Artan Lame: Kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit

4 Dhjetor 2018, 16:20

TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese gjatë prezantimit të projektligjeve për kadastrën dhe prezantimin e projektligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë ka sjellë në vëmëndje edhe protestën e banorëve tek zona e Shkozës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame, është shprehur se banorët protestojnë pasi shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit.

Të gjithë letrat turke të përdoruar për kthimin e pronave janë të pavlefshme. Edhe turqit nuk i njohim më letrat e tyre.  Nuk duhet të njihen. Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Dhe pastaj banorët protestojnë. Kanë të drejtë.  Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit.

Artan Lame, kreu i ALUZINIT

Në Shkozë preken 16 objekte pa leje në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe ndërkohë që mjetet e IKMT-së vijojnë punën për priushjen e ndërtesave pa leje