Protestat e dhunshme në Durrës, plagosen nëndrejtori i Policisë dhe 5 efektivë! Spahiu nga spitali: Dhuna nuk është zgjidhje

15 Tetor, 17:06 | Përditesimi: 15 Tetor, 17:06

Nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. Ata po marrin trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe, sipas ministres Klodiana Spahiu, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Spahiu ka publikuar pamje nga spitali, ku ka shprehur mirënjohjen për mjekët, infermierët dhe ekipet e urgjencës që po kujdesen për personat e lënduar.

E.H/Shqiptarja.com