Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur dhe 101 persona janë arrestuar gjatë protestave që u zhvilluan ditët e fundit në Francë raportojnë mediat vendase.
Më shumë se 100 mijë persona morën pjesë në rreth 1.600 tubime që u mbajtën në Francë gjatë së shtunës, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Mësohet se shumica e tyre kaluan paqësisht, me përjashtim të kryeqytetit, ku u mblodhën rreth 8.000 demonstrues.
Sipas mediave bëhet e ditur se vendimi i qeverisë së presidentit Emanuel Macron për të rritur çmimin e naftës në vend ka detyruar ka qindra e mijëra francezë të dynden rrugëve për të protestuar kundër një reforme të tillë.
Mediat njoftojnë se si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në protestat e zhvilluara anti-qeveritare në bulevardin Champs-Elysees të Parisit, pritet që të martën presidenti francez Emanuel Macron të njoftojë masa të reja në një përpjekje për të mbledhur mbështetje për rritje të taksave në shërbim të mjedisit.
Ndërkohë,sipas mediave Ministri i francez i Financave Bruno Le Maire pranoi të dielën se "kriza aktuale shkon përtej vetëm një çështje karburanti", duke thënë se ishte e rëndësishme që puna të paguhej më mirë për të përmirësuar standardet e jetesës.