Protestat e dhunshme në Iran, mbi 200 viktima, mes tyre 23 fëmijë! Organizatat joqeveritare: Të mblidhet OKB urgjentisht

14 Tetor 2022, 16:02

23 fëmijë kanë humbur jetën gjatë protestave të dhunshme në Iran, pas vrasjes së Mahsa Aminit për shaminë. Sipas Amnesty International, në 1 muaj protesta u shënuan 201 viktima. Shumica u qëlluan nga forcat e policisë, ndërsa dhjetëra u rrahën për vdekje.