Protestat e dhunshme/ Rama mbron reagimin e policisë, krahason shifrat me Europën: Në Shqipëri më shumë policë të lënduar se protestues, jashtë ndodh e kundërta

20 Tetor, 10:33 | Përditesimi: 20 Tetor, 10:33

Kryeministri Edi Rama mbrojti reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, pas akuzave për përdorim disproporcional të forcës ndaj protestuesve. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave, Rama solli shifra krahasuese nga protestat e dhunshme në disa vende të Europës, por jo vetëm, duke theksuar se në Shqipëri janë lënduar afro 200 policë dhe rreth 80 protestues, ndërsa në vendet e tjera raporti ka qenë i kundërt, me më shumë protestues të plagosur sesa efektivë policie.

E.H/Shqiptarja.com