Protestat në Tiranë, Rama nga OKB-ja: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar, qytetarët protestuan kundër një fantazme

25 Shtator, 20:34 | Përditesimi: 25 Shtator, 20:34

Duke folur për rrezikun nga Inteligjenca Artificiale, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protestat në Tiranë, duke iu referuar një imazhi të përhapur në rrjetet sociale. Në të shfaqej një gardh me tela me gjemba dhe një tabelë që e paraqiste zonën e Zvërnecit si një kufi mes Shqipërisë dhe Izraelit, shoqëruar me flamujt e dy vendeve. Rama tha se mbi këtë imazh u ndërtua një narrativë e rreme për një “pushtim izraelit” të bregdetit shqiptar, e cila sipas tij u përhap në rrjet dhe nixiti protesta kundër një “fantazme”.

 

E.H/Shqiptarja.com