Protestat për Rrjollin e Zvërnecin/ Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë, ky s’është parlamentarizëm

13 Korrik, 10:41 | Përditesimi: 13 Korrik, 10:41

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të Zvërnecit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se kjo është çështje ka qenë pjesë e rendit të ditës në seancat e kaluara po me ministrin Lamallari dhe nuk përbën më objekt diskutimi. Kapri tha se kjo konsiderohet censurë ndërsa akuzoi Lamallarin për mosfunksionim të Policisë së Shtetit.

E.H/Shqiptarja.com