Protestat/ Rama: Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet! Studentët që sulmojnë policët s'do kenë arsim falas e bursa

19 Tetor, 10:09 | Përditesimi: 19 Tetor, 10:09

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se familjet e të miturve që marrin pjesë në aktet e dhunës gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre. Rama tha se edhe studentët që lënë shkollën për të sulmuar efektivët e Policisë do të përballen me pasoja administrative, duke paralajmëruar se nuk do të përfitojnë më arsim falas, bursa apo mbështetje financiare nga shteti.

 

E.H/Shqiptarja.com