Protestat/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

17 Tetor, 10:27 | Përditesimi: 17 Tetor, 10:27

Pas valës së protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën prej 4 ditësh, opozita i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit është i qartë se nuk tërhiqet. Gjatë inspektimit të një biznesit të dëmtuar, Rama tha se përgjegjësia e tij në këto momente është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë përpara me mandatin e shumicës qeverisëse, që sipas tij synon anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.

E.H/Shqiptarja.com