Protestat/ Sindikata e Pedagogëve: Bojkot mësimi në universitete! Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

20 Tetor, 15:14 | Përditesimi: 20 Tetor, 15:14

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Aleksandër Kovaçi, nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se Kryesia e Sindikatës ka vendosur të bojkotojë dhënien e mësimit në universitete, në shenjë mbështetjeje për studentët.

Ende nuk dihet nëse një vendimi të tillë do t'i bashkohen të gjithë pedagogët, pasi deri më tani vetëm rreth 10% e personelit akademik në vend ka nënshkruar peticionin përmes të cilit kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare.

E.H/Shqiptarja.com