Protestë në Kukës, kompania minerare shkatërroi rrugën! Banorët e Gjegjanit: U dëmtuan nga kamionët e kompanisë

15 Nëntor 2023, 15:13

Një grup banorësh të fshatit Gjegjan te Kukësit protestuan të mërkurën për dëmtimin e rrugës dhe urat në hyrje të fshatit. Ata thanë se rruga është dëmtuar nga kamionët e tonazhit të rëndë të kompanisë “Trade Minerals Al” shpk që shfrytëzon burimet minerare të bakrit në Gjegjan.