Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë, qytetarët kërkojnë që të rishqyrtohet vendimi

2 Gusht, 21:53 | Përditesimi: 2 Gusht, 22:06

Qytetarët e Shkodrës janë ngritur në protestë dhe kanë kërkuar që të rishqyrtohet vendimi për hapjen e një konsullate serbe në kryeqendrën e Veriut. Teksa kanë kujtuar qëndrimet ndër vite të Serbisë në dëm të Kosovës, protestuesit kanë kundërshtuar hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

E.H/Shqiptarja.com