Protestë në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kush e ka kërcënuar natyrën? Pishë-Poro zonë e mbrojtur që lejon zhvillimin, investime të tilla do t’i donte çdo vend

1 Qershor, 19:11 | Përditesimi: 1 Qershor, 19:11

Ndërsa në Tiranë protestohet për Zvërnecin, kryeministri Edi Rama foli sërish për investimin nga Berati, duke theksuar edhe njëherë se kjo është zonë e mbrojtur kategoria 5, por që e lejon ndërtimin. Kryeministri tha se askush nuk e ka kërcënuar natyrën dhe biodiversitetin. Ai theksoi se Shqipëria tashmë ka kaluar në një fazë tjetër për të kërkuar turizëm elitar, e investime të tilla theksoi se do t’i donte çdo vend.

 

A.M/Shqiptarja.com