Protestë për ditë feste, Berisha: Nesër të tregojmë forcën në çdo rrugë e shesh të Tiranës! Rama do të ulë numrin e deputetëve sepse për të vendi po shuhet

21 Mars, 15:21 | Përditesimi: 21 Mars, 15:21

Deklaratën e kryeministrit për uljen e numrit të ligjvënësve përmes një referendumi, Sali Berisha e kritikoi, duke e lidhur me largimin e popullsisë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kryedemokrati akuzoi Ramën se po e largon vendin nga BE, dhe i zhyt shqiptarët në mjerim. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme, që e quan kryengritjen më të madhe paqësore ndonjëherë.

E.H/Shqiptarja.com