Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, i pranishëm edhe babai! Prek gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund, ndryshe s'më duhet më jeta

25 Nëntor, 20:59

Me fëmijë përdore prindërit, shoqëria civile e qytetarë protestuan sërish për siguri në shkolla para Ministrisë së Arsimit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Në lot babai i tij iu bashkua protestës ndërsa dhimbja e gjyshit të Martinit që kërkon drejtësi për nipin nuk përshkruhet dot me fjalë. Nëse nuk u plotësohen kërkesat, të mërkurën paralajmërojnë bojkot të mësimit. 

      No videos found.