Protestuesi i 21 janarit rrëfen vrasjen e Ziver Veizit: Isha 5 metër larg, plumbat erdhën nga taraca

21 Janar 2021, 09:50

Sot kur data shënon 21 janar 2021 dhe mbushen plot dhjetë vjet nga vrasjet e “21 janarit” në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një zotëri që kishte marrë pjesë në atë protestë. Ai rrëfeu vrasjen e Ziver Veizit pasi tha se ishte vetëm 5 metra larg dhe sqaroi se sipas tij plumbat erdhën nga taraca e kryeministrisë.