Protestuesi merr të miturin në protestën para Kryeministrisë! Fëmija qan në mes të turmës

16 Tetor, 17:02 | Përditesimi: 16 Tetor, 17:02

Një protestues ka marrë fëmijën e mitur në protestën që po mbahet te Kryeministria

Siç shihet nga pamjet fëmija duket i trembur dhe qan ndërsa forca të policisë kujdesen për sigurinë e tij.

Një polic ka tentuar t'i japë fëmijës një maskë mes gurëve dhe gazit lotsjellës, por babai i tij nuk ka pranuar.

"Do të vdes këtu", dëgjohet të thotë i rrituri.

E.H/Shqiptarja.com