Protestuesit bllokojnë makinën e Ilva Gjuzit, e sulmojnë me vezë e domate! Shoqërohet Shpend Gashi

8 Shtator, 19:10 | Përditesimi: 8 Shtator, 19:16

Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, protestuesit të grumbulluar jashtë godinës bllokuan makinën me të cilën po largohej deputetja e PS, Ilva Gjuzi dhe nisën ta godisnin me vezë e domate.

Vezëve të protestuesve nuk u shpëtuan dot as kordoni i efektivëve të ‘Shqiponjave’, ndërkohë që Policia ka shoqëruar gazetarin Shpend Gashi. Ndërkohë mësohet se është tentuar edhe shoqërimi i kryetarit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj. Por Lapaj nuk është shoqëruar.

Automjetet të cilat vijnë nga bulevardi Dëshmorët e Kombit për të hyrë në Unazën e vogël të Tiranës, për momentin janë të bllokuar prej disa minutash.

E.H/Shqiptarja.com