Protestuesit e maskuar sulme me gurë e molotovë në drejtim të efektivëve, Policia ndërhyn me ujë me presion

31 Tetor, 15:32 | Përditesimi: 31 Tetor, 15:32

Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish në dhunë, pasi protestuesit e maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë efektivët e policisë. Për t'i shpërndarë dhe për të ndalur sulmet, Policia ka ndërhyrë me ujë me presion.

A.Hl/Shqiptarja.com