Protestuesit në Korçë thyejnë xhama e i vendosin flakën zbukurimeve! Policia, shpërndan protestën

10 Dhjetor 2020, 16:30 | Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 16:32

Pasditen e kësaj të enjte disa të rinj në Korçë kanë dalë në protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

Dhjetra qytetarë kanë dalë në rrugët e Korçës me pankarta nëpër duar duke i bërë thirrje Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

Ndërkohë në Tiranë, pasditen e sotme pritet të organizohet sërish protestë ndërsa kryeministri Rama do të mbajë një fjalim mbi vrasjen e të riut.

Ditën e djeshme kryeqyteti u përfshi nga protesta ku qindra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës.

Disa të rinj thyen dhe dëmtuan dyert e disa prej institucioneve si Ministria e Brendshme e Kryeministria si dhe zbukurimet e fundvitit në qendër të kryeqytetit.

Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.

Momentalisht ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestën.

b.ha./Shqiptarja.com