Protestuesit përzënë militantët e Berishës, Flamur Noka ia faturon Arlind Qorit: Nuk ikim nga sheshi, Qoristat do ta marrin përgjigjen një për një

31 Tetor, 14:26 | Përditesimi: 31 Tetor, 14:26

Refuzimi i të rinjve për të pranuar militantët dhe deputetët e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit ka irrituar Flamur Nokën, i cili ia faturoi Arlind Qorit thirrjet kundër Berishës.

Pavarësisht kordonit të krijuar nga protestuesit dhe thirrjeve “Berisha në burg”, Noka këmbënguli se askush nuk mund ta largojë PD-në nga sheshi, ndërsa tha se mbështetësit e Qorit “do ta marrin përgjigjen një për një”.

“Po ruajmë gjakftohtësinë, ne kemi dalë kundër Raës, ata kanë dalë kundër opozitës. Këtu PD nuk e shkul dot askush nga sheshi, ata qoristat do ta marrin përgjigjen një për një”, tha Noka.  

A.E/Shqiptarja.com