Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, përmes një video-konference ka reaguar për situatën e tensionuar të krijuar nga protestat e dhunshme që po zhvillohen prej 3 ditësh në vend.
Duke e cilësuar situatën të paprecedentë, Peleshi tha se vendosi të shtyjë me një javë mbajtjen e seancës së sotme plenare në Kuvend, me qëllim që të mos jepej asnjë shkas për provokim të protestuesve.
Peleshi tha gjithashtu se aktet e dhunshme qëllimisht po tentohet që t’i faturohen studentëve, të cilët sipas tij janë e ardhmja e Shqipërisë dhe meritojnë të dëgjohen më shumë.
Teksa bëri thirrje për vetëpërmbajtje e reflektim, Peleshi tha se forca malinje po përpiqen të pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.
















