Protestuesit 'pushtojnë' Universitetin e Politeknikut, kërkojnë të marrin mbrapsht banderolën kundër klasës politike

29 Qershor, 22:37 | Përditesimi: 29 Qershor, 23:13

Protestues të shumtë "pushtuan" ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, pasi rojet private të godinës penguan një grup studentësh të shpalosnin për më gjatë një banderolë me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", drejtuar klasës politike.

Ndryshe nga çfarë u tha në podiumin para Kryeministrisë, ishin rojet private ato që ua hoqën banderolën studentëve, dhe jo Policia e Shtetit, e cila e ka të ndaluar të shkelë në ambientet universitare.

E.H/Shqiptarja.com