Protestuesit refuzojnë për herë të tretë PD-në: Duan të na vjedhin protestën si në ’90! Përplasje fizike, thirrja ‘Berisha në burg’ irriton demokratët

7 Nëntor, 20:23 | Përditesimi: 7 Nëntor, 20:23

Protestuesit para Ministrisë së Arsimit refuzuan të bashkoheshin me militantët e Sali Berishës. Pankartës së demokratëve “Bashkimi bën fuqinë” iu përgjigjën me banderolën “Rama në burg, Berisha në burg”, duke i akuzuar se po përpiqeshin t’ua rrëmbenin protestën si në ’90. Mes përplasjeve fizike, deputetët e PD-së qëndruan larg turmës, në hyrje të Rrugës së Durrësit.

    E.H/Shqiptarja.com