Protestuesit rrethojnë policët, i riu u shpëton nga duart dhe ia mbath me vrap! Tentojnë të pengojnë shoqërimet

19 Tetor, 15:27 | Përditesimi: 19 Tetor, 15:27

Një i ri u ka shpëtuar nga duart efektivëve të policisë te Blloku i Ministrive, teksa po shoqërohej pas sulmeve të protestuesve. Ndërsa policët po përpiqeshin ta shoqëronin, protestues të tjerë i kanë rrethuar për të penguar ndërhyrjen. Në këtë moment, i riu ka arritur të shkëputet nga efektivët dhe ia ka mbathur me vrap.

E.H/Shqiptarja.com