Protestuesit shkojnë te komisariati nr. 4, bllokojnë qarkullimin

2 Korrik, 12:02 | Përditesimi: 2 Korrik, 12:02

Një pjesë e protestuesve që u larguan nga tubimi para parlamentit, sapo kanë mbërritur te komisariati nr. 4 ku janë shoqëruar disa protestues më herët. Ata janë vendosur në të dyja anët e rrugës duke bllokuar qarkullimin.

E.H/Shqiptarja.com