Sulmohet komisariati numër 3, protestuesit e maskuar thyejnë xhamat me shkopinj, shqyejnë edhe derën! Policia kundërpërgjigjet me ujë

4 Korrik, 23:45 | Përditesimi: 5 Korrik, 00:37

Situata është tensionuar para komisariatit numër 3 ku mbahen protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës. Protestuesit marshuan drejt komisariatit mes thirrjeve lironi çunat, ndërsa disa prej tyre kanë arritur të thyejnë xhamat e godinës mes thirrje policia e krimit. Policia ka reaguar duke i shpërndarë me ujë.

E.H/Shqiptarja.com