Provimet e Maturës, sot testimi për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë! Teza qarkulloi në internet, disa prej maturantëve: Ishte e njëjta me atë që bëmë

7 Qershor 2021, 15:35

Gjatë paradites së sotme 34 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë, ku u testuan për Gjuhën shqipe dhe Letërsinë. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30. Në total në të gjithë vendin provimi u zhvillua në 208 qendra. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës.