Provokim rus në Adriatik, anija ‘spiune’ e flotës së Moskës rrezikon gazsjellësin TAP në Otranto! Shoqërohet nga një luftanije e armatosur me raketa lundrimi

22 Dhjetor 2022, 20:50

Rusët provokojnë në ngushticën e Otrantos, një vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit.  “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan