PS me ‘energji të reja’ për Tiranën, strukturë organizimi me 5 nivele, 19 deputetë dhe 420 të deleguar! Manastirliu: Kriza e drejtimit s’do të na pengojë (VIDEO)

21 Nëntor, 14:46 | Përditesimi: 21 Nëntor, 14:46

Organizimi i socialistëve në zgjedhjet vendore të 2027-ës në Tiranë do të jetë i ndarë në 5 nivele. Drejtuesja politike e kësaj bashkie Ogerta Manastirliu tha se do të jenë 19 deputetë e ministra në 27 njësi zgjedhore dhe 420 të deleguar në terren. Të bindur në fitoren në kryeqytet, Ervin Demo e Albana Koçiu u zotuan për bashkëpunim me të gjithë qytetarët në dëgjesa të vazhdueshme.

A.E/Shqiptarja.com