PS me ofertë ekonomike për mandatin 4: Dyfishim pensionit minimal, 1000 € paga mesatare! Të ardhurat për frymë mbi 15 mijë €! Plani për taksat dhe investimet

21 Mars, 13:00

Dyfishim i pensionit minimal, pagë mesatare 1000 euro, ulje e papunësisë dhe rritje të fortë të të ardhurave për frymë. Këto janë disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të Partisë Socialiste. Brenda vitit 2030 qeveria premton pension minimal 200 euro dhe të ardhura për frymë 5000 euro më të larta se sot, ndërsa paga mesatare për administratën synohet 1300 euro në vitin 2030