PS: Një kartel prej 10 kompanish po kontrollon çmimin e plehrave kimike dhe pesticideve! Po u bëjnë presion bujqve

25 Tetor 2021, 18:50

Një nga shqetësimet e qytetarëve që deputeti socialist, Erion Braçe ka sjellë çmimin e pesticideve, ku sipas tij kontrollohet nga një kartel prej 10 kompanish në Vorë.

"Kam një shqetësim në rritje nga zona, nga trekëndëshi Berat-Lushnje -Fier, janë çmimet e plehrave kimike dhe pesticide, këto produkte janë pa TVSh, konkurrenca në treg , i zotëron një kartel prej 10 kompanish me qenë në Vorë, ky kartel, konkurrenca duhet të rikthehet duke shpërndarë këtë kartelë, asistencë për bujqit, se i kanë vënë bujqit në një presion të përdorimit pa kufi të këtyre pesticideve", tha Braçe nga Kuvendi.