PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Klosi: Vendimmarrje që i takon Kuvendit, në asnjë rast nuk e pengojmë hetimin

11 Mars, 10:54 | Përditesimi: 11 Mars, 10:54

Deputeti i PS, Blendi Klosi komentoi rastin e Belinda Ballukut dhe vendimin për të mos lejuar arrestimin e saj. Pyetjes së gazetarëve nëse kanë ndryshuar qëndrim në raport me SPAK, Klosi iu përgjigj se PS është ajo që e ideoi reformën në drejtësi dhe do vijojë ta mbështesë. Ai theksoi se në asnjë rast nuk do e bllokojnë hetimin e SPAK, ndërsa pjesa tjetër është një vendimmarrje e Kuvendit.

 

I.M/Shqiptarja.com