PS ruan shumicën solide në Tiranë, rriten lehtë PD dhe LSI krahasuar me 2 javë më parë/ LSI në pikiatë në Durrës, në vetëm 14 ditë humb 3% të elektoratit!

31 Mars 2021, 23:02

Tirana është qarku me më shumë mandate dhe sipas sondazhit të sotëm të Piepolit për Report Tv % më të lartë të votave vijon ta kenë socialistët, të cilët ruajnë edhe shumicën solide me 48-52 % të votave. Rritje ka pësuar edhe PD me aleatët  dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të Piepolit të bërë më 17 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit duke shënuar një rritje me 1 % të votave.

  • Në qarkun e Durrësit nëse do të votohej sot socialistët do të dilnin fitues me 46-50 % të votave duke pasur rritje nga sondazhi i fundit i Piepolit të 17 marsit për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe PD-AN ka një rritje të lehtë me 1 % të votave duke marrë 39-43 %, ndërsa ‘rrjedhja' më e madhe vihet re tek LSI. Në Durrës LSI ka pësuar një pikatë të madhe votash duke humbur 3 % të votuesve në vetëm 14 ditë krahasuar me matjen që Piepoli bëri në këtë qark më 17 mars.

  •