PS zhvillon zgjedhje brenda partisë/ Elbasani dhe Puka me kryetar të komanduar! Durrësi dhe Pogradeci u beson 'të vjetërve'

12 Janar 2020, 18:40

TIRANË- Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar të degëve në rrethe, me qëllim riorganizimin e strukturave.

Procesi zgjedhor është shoqëruar me disa probleme në Pukë, Durrës apo edhe Elbasan, e ndërsa ka vijuar normalisht në degët e tjera të vendit, Pogradec dhe Vaun e Dejës. Më konkretisht në qytetin e Elbasanit, u komandua deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi pasi procesi i votimit të kandidaturave nuk u hap fare, duke sjellë që kjo degë të mos ketë një kryetar të përhershëm. Kryetar të komanduar do të ketë edhe Puka, pasi Marash Kolaj,  pas 8 vitesh në drejtimin e kësaj dege, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për një mandat të tretë, edhe pse i vetëm në garëNga ana tjetër, në Durrës u zgjodh me 401 pro Luan Zaza, por ndaj këtij të fundit ka pasur akuza të forta nga ish-kandidati Ardit Kërtusha, sipas së cilit është vetëm një marionetë e Vangjush Dakosh, ish- kryebashkiakut. Në Pogradec, Bledi Çomo ka marrë një mandat të dytë me një fitore bindëse ku arriti të sigurojë 124 nga 126 vota të mundshme. Njëjtë ka ndodhur edhe në Vaun e Dejës, ku është zgjedhur me një numër të lartë votash Kristian Shkreli.

Në degët e tjera, zgjedhjet brenda PS-së do të vijojnë deri në datën 15 janar.

Zgjedhjet në degët e PS-së
Elbasan
E komanduar Evis Kushi
Pukë
Kryetar i komanduar (nuk dihet emri)
Durrës
Fiton Luan Zaza
Pogradec
Bledi Çomo
Vau i Dejës
Kristian Shkreli

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, me anë të një mesazhi, ka uruar kreun e ri të PS-së, teksa ka risjellë në vëmendje rrugëtimin e tij në drejtin e kësaj force politike. Ai shkruan se nëse PS-ja vijon në këto ritme, e ka të sigurt fitoren edhe në vitin 2021.

"Kam nisur angazhimin tim në PS me energjinë e një të riu. U rrita profesionalisht aty, gjithnjë me vizionin e qartë për t'i shërbyer njerëzve dhe qytetit tim.

Falenderoj Partinë Socialiste që ma besoi mua drejtimin për tre vite. Përveçse kam punuar për të përmirësuar çdo gjë nën kompetencën time, kam kuptuar se si mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe të forcojmë nivelin lokal. Ta bëjmë politikën jo në zyra, por të prekshme për njerëzit e zakonshëm.

Pas tre viteve si kryetar i partisë më të madhe në vend, dua të shpreh mirënjohjen time për çdo anëtar të thjeshtë të Partisë Socialiste si dhe mirënjohjen për qytetarët e Shijakut që më kanë mbështetur edhe pse shumë prej tyre janë apartiak. Suksese në detyren e re 4 vjeçare kandidatit të PS-së. Vetëm duke punuar fort do vazhdojmë të jemi forca e parë edhe në zgjedhjet e 2021, duke ndjekur strategji për të pasur rezultate sa më pozitive në punën tonë të përditshme. Ne besojmë te mundësitë që na ofron e ardhmja. Me bindje të plotë do të realizojmë më të mirën për ju", shkruan Arbana.

Me 114 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim është zgjedhur në krye të PS-së në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli.

  • Ditën e sotme Bledi Çomo është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Socialiste në qytetin e Pogradecit edhe për 4 vitet e ardhshme.

    Nga 126 anëtare të Partise Socialiste Pogradec të cilët morën pjesë në votim, 124 vota shkuan për Bledi Çomon , ndërsa 2 vota u shpallen të pavlefshme.

    Të pranishëm në këtë proces ishin edhe deputeti i zonës Eduard Shalsi si dhe drejtuesi politik Niko Peleshi. Bledi Çomo ishte i vetëm në garë dhe ky është mandati i tij i dytë në postin e kryetarit të Partisë Socialiste Pogradec.

    Prej 8 vitesh në krye të PS-së në Pukë, por nuk arrin të marrë votat e mjaftueshme për një mandat të tretë. Edhe pse i vetëm në garë, Marash Kolaj nuk ka arritur të marrë shumicën e votave. 23 vota pro kandidatit ndërsa 24 të tjera ishin kundër. Ne total 47 votues. Sipas statutit do të komandohet një kryetar deri në zgjedhjet e reja që do të zëvendësohet

  • Luan Zaza është zgjedhur në mandatin e tij të dytë në krye të Partisë Socialiste të Durrësit. Ai u zgjodh përmes parimit një anëtar një votë, ku nga 475 anëtarë të Asamblesë së PS-së dega Durrës, morën pjesë 402 anëtarë. Prej tyre, 401 votuan pro Luan Zazës, ndërsa vetëm 1 votë ishte kundër tij.

    Më 9 janar u tërhoq nga gara për kandidat për kryetar të PS-së, Ardit Kërtusha duke hedhur akuza se po bëhen manipulime me qëllim vendosjen e një "marionete" të Vangjush Dakos.