Pse nuk zbulohet kompania që ndoti impiantin në Durrës? ‘Dorëzohet’ laboratori shtetëror: Shkoni në privat! Report TV siguron dokumentin ekskluziv të ISHTI-t

21 Qershor 2023, 17:15

Kur kanë kaluar 10 ditë nga ndotja me naftë e impiantit të ujërave të zeza në Durrës hetimet janë kthyer në pikën zero! Inspektorati Shtetëror Teknik e Industrial,  në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës pretendon se nuk mund të analizojë mbetjet edhe pse ka një laborator të specializuar për hidrokarburet. Report TV publikon dokumentin zyrtar që ISHTI i ka dërguar Prokurorisë së Durrësit.