Pse u arrestuan mjekët në Shkodër ?

28 Shtator 2018, 11:23

Emisioni Repolitix në Report TV trajtoi temën e arrestimit të disja mjekëve në Shkodër. Të ftuar ishin gazetarët e rrethit Ergys Kavaja dhe Senad Nikshiqi si dhe politikanët Leonard Solis dhe  Klodiana Spahiu.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, i ftuar në emisionin "Repolitix" tha se prej burokracisë së Prokurorisë, mjekët e Shkodrës ende nuk janë kthyer në punë, edhe pse u lanë të lirë nga Gjykata. Sipas tij, situata në spitalin e Shkodrës, pas zhvillimeve të fundit, ka sjellë dorëheqjen e tre mjekëve.

Ende nuk janë rikthyer në punë pas ndalimit nga policia. Po zvarritet me burokraci shkresa nga Prokurorira për të dorëzuar në spitalin e Shkodrës. Mjekët janë të thyer përballë kësaj situate. Janë tre dorëheqje, të cilët nuk duan të jenë më pjesë e këtij spitali, prej kësaj klime që është krijuar.Gazetari Senad Nikshiqi tha në "Repolitix" në Report Tv se, 512 operacionet që ka bërë mjeku kardiolog, Luan Dragusha në Spitalin e Shkodrës, ka sjellë zilinë e privatëve, të cilët nuk duan operacione falas, por që pacientët të shkojnë drejt tyre. Arrestimin e mjekëve të këtij spitali, Nikshiqi e lidh pikërisht me ndikimin e spitaleve private. Sipas tij, në shtet një operacion në zemër për koronare nuk paguhen para, ndërsa te privatët shuma arrin deri në 2500 euro për një ndërhyrje.