Pse u lirua vëllai i deputetit socialist? Zbardhet vendimi, Prokuroria pa prova se foli me të arrestuarit për drogë

4 Maj, 14:44

Vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, Armando Ndreca, u lirua nga qelia pas arrestimit, pasi prokuroria nuk gjeti prova se kishte lidhje me një shtëpi bari të zbuluar në një stan në fshatin Kashnjet të Lezhës. Në vendimin e gjykatës thuhet se dyshimet se ka komunikuar me 2 të arrestuarit që kultivonin kanabis, mbetën të paprovuara në mungesë të transkriptimit të bisedave që mund të ishin bërë mes tyre.