Puna për ndërtimin e Urës së re në Kukës, aksi Kukës-Morinë i bllokuar për 12 ditë! Ja si devijohet qarkullimi

25 Shkurt, 13:51

Bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut nisi mesditën e së shtunës dhe do të vijojë për të paktën 12 ditë, deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin. Trafiku i makinave që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës dhe anasjelltas devijohet në dy pika hyrëse për në qytetin e Kukësit drejt unazës për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.