Punëtorët e stacionit të Pompimit në Poçem vijojnë grevën e urisë: Braçe na fiku telefonin

20 Shkurt 2020, 10:51

FIER- Punëtorët e stacionit të Pompimit të Poçemit kanë vijuar grevën e urisë në ditën e tetë të saj, duke kërkuar pagat e prapambetura të 27 muajve. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore ata thonë se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohet kërkesa e tyre.

Sot ata po vuajnë pasojat e privatizimi të uzinës së naftës dhe ndryshimit të shumë pronarëve brenda një kohë të shkurtër.