27 muaj pa marrë pagat, punonjësit e stacionit të pompimit në Fier hyjnë në grevë uri: S'kemi më ku të marrim borxh, s'na jep njeri (VIDEO)

FIER- 27 muaj pa marrë pagat...situata ekonomike arriti kulmin në familjet e punëtorëve të stacionit të pompimit në Poçem të Fierit, për pasojë kanë hyrë në grevë uri. 6 punëtorë kanë nisur grevën sot, e ndërsa 10 të tjerët do të bashkohen nga dita në ditë. Ata shprehen se gjendja ka arritur kulmin, ku as nuk mund t'i drejtohen askujt për të marrë borxh se nuk i japin, pa kthyer lekët e prapambetura.

“I lutem ministres Balluku si prind ta shikojë problemin tonë se po bëjmë 27 rroga pa marrë, e di vetë me sa sakrifica kemi punuar. Kemi mbajtur një komunitet të tërë me ujë dhe drita. Nuk e dimë as nesër si do marrë kjo puna jonë. Jemi futur në borxh nëpër dyqane, nuk na japin më pa paguar lekët e prapambetura. Duke mos marrë rrogën, ne nuk e kemi lënë komunitetin pa ujë e pa drita”, tha një prej punonjësve. Pavarësisht se janë në grevë, punëtorët nuk e kanë ndaluar punën. Kjo për arsye shumë të fortë, pasi furnizojnë një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe qyteti i Ballshit me ujë e drita, çka do të sillte një kaos në qytet.

Këta punonjës varen nga uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar. Kjo paqëndrueshmëri ka rënduar në familjet e të gjithë punonjësve, të cilët prej muajsh janë paguar. Greva e urisë ishte e paralajmëruar më herët. Punëtorët disa ditë më parë dolën në protestë, teksa treguan se i kanë dërguar një peticion ministres Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama për të gjetur një zgjidhje për problemi e tyre prej më shumë se dy vitesh.

Punëtorët në grevë

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mallakastra: 13/02/2020 14:59

    Te arrestohen te gjith keta grevista se jan maskarenj dhe badakcinj .. po keta spunon njeri fare gjith diten pin raki e lozin letra maskarenjt .. te arrestohen ..!

    Përgjigju
  • Alimi: 13/02/2020 14:46

    Vendose denimin me vdekje dhe fillo mase pari tek ministri i drejtesise,mbasandej tek drejtoret dhe ma ne fund Edi Ramen dhe politikanet etjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital