Punëtorët sezonale, 3 autobusë me shqiptarë kalojnë në doganën e Kakavijës

15 Maj 2020, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2020-05-15 16:15:03

Mundësimi pas një marrëveshje për të mundësuar lejimin e punonjësve sezonal mes dy qeverive shqiptare dhe asaj greke, ka bërë që autobusët e parë t'i drejtohen Kakavijës.  Ditën e sotme kanë qenë 3 autobusë që i janë drejtuar Greqi për të punuar në bujqësi. Punonjës thanë për Report Tv se pata kanë punuar dhe më parë në Greqi dhe se ka qenë pala greke që ka aplikuar dhe kërkuar shërbimet e tyre. Punonjësit që i janë drejtuar sot Greqisë kanë qenë nga Korça dhe Elbasani, ndërsa në një autobus ndodhen rreth 30 veta. Ata thanë se respektohet distanca sociale, duke lënë bosh një sedilje, ndërsa të gjithë janë të pajisur me maska.

"Kam aplikuar për të punuar në Greqi. Ka aplikuar greku që andej, kam punuar dhe më parë. Jemi rreth 30 veta në autobus dhe do të punojmë në bujqësi. Në autobus jemi në distancë nga njëri tjetri, duke lënë një sedilje bosh", është shprehur një qytetar që po i drejtohet Greqisë për punë sezonale.

Një tjetër punonjës tha se "ka qenë dhe herë tjetër në Greqi si punëtor sezonal. Do të punojë më pemëtari, fruti-kulturë.  Në autobus ka nga Korça dhe Elbasani".

Kufijtë janë ende të mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, por pas një marrëveshje mes dy qeverive, u bë e mundur që të lejohej kalimi i punonjësve sezonalë dhe pritet që nga kjo marrëveshje të përfitojnë rreth 15 mijë të tjerë.