Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë, në vendin fqinj, ku përfitojnë deri në 10 mijë shqiptarë.

Për herë të parë i gjithë procesi i pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm do të jetë falas dhe emigrantëve nuk do t’u duhet të pajisen me vizë pune, duke kursyer kështu kohë dhe pagesat e veprimeve konsullore.

Në marrëveshje parashikohet që duke nisur nga data 4 maj deri më 20 qershor 2020, të gjithë punëdhënësit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë, të aplikojnë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre.

Ndërkohë personat e interesuar të punësohen në këtë sektor, do të duhet të aplikojne në platformën virtuale www.www.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 ditëve, do të kenë mundësi të përfitojnë kontratat e punës.

Parashikohet që 7 mijë deri në 10 mijë shtetas shqiptarë, të mund të punojnë me të drejta të plota në shtetin fqinj.

Termat e marrëveshjes kanë parashikuar edhe masat për respektimin e protokollit të sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19.