Punimet përgjatë lumit Gjanica në Fier, Rama: Dikur ishte bllokuar nga pisllëku i ndërtimeve pa leje, sot është vlerë e shtuar

19 Shkurt 2021, 17:19

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet që vijojnë në fazën e dytë të projektit përgjatë lumit Gjanica në Fier.

Ai thotë se kjo zonë, dikur ishte bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite nga ndërtimet pa leje.

Kreu i qeverisë u shpreh se në atë kohë, Gjanica ishte shkak i përmbytjeve të vazhdueshme në qytet ndërsa sot është një vlerë e shtuar.

Më herët gjatë ditës, Rama ka qenë në një prej poliklinikave shëndetësore të Fierit ku ka nisur dhe procesi i vaksinimit anti COVID. Ai u shpreh se brenda marsit do të kemi 40 mijë doza.

"Vijon puna në fazën e dytë të projektit përgjatë lumit Gjanica, dikur i bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite mes dy varganëve të ndërtimeve pa leje, shkak përmbytjesh të vazhdueshme në qytet, ndërsa sot një vlerë që i shtohet qytetit" - tha Rama.