Punoi si kamerier në restorant, deputeti demokrat jep mesazhin: Nuk është turp të punosh, por të vjedhësh e të jesh i korruptuar

4 Tetor 2023, 14:33

Një video e deputetit demokrat Dash Sula ka tërhequr vëmendje teksa shërbente si kamerier në restorantin e vajzës së tij. I ftuar në Report Tv, Dash Sula dha një mesazh për të gjithë duke thënë se puna nuk është turp, por turp është të jesh i korruptuar dhe të gënjesh.