Pushimi i çështjes për dosjen 184 për disa zyrtarë/ PD-LSI: Para drejtësisë duhet të ishin Rama, Gjiknuri, Tahiri e Manja! Do i shkojmë deri në fund

18 Dhjetor 2020, 20:08

Pushimi i çështjes i dosjes '184' për kryebashkiakun e Dibrës dhe 4 personave të tjerë dhe dërgimi përballë drejtësisë të 4 zyrtarëve lokalë, për Partisë Demokratike është një tregues se drejtësia nuk ka bërë drejtësinë.

Sipas tyre, përballë drejtësisë duhet të ishin dërguar Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja e të tjerë të cilët janë ato që kanë urdhëruar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhe të krimit të organizuar.