Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020

16 Tetor 2021, 17:02

Lehtësimi i masave kufizuese anti-COVID, si dhe shfrytëzimi me kapacitet të plotë i sezonit veror ka ndihmuar pushtetin vendor që të arrij shifra rekord në realizimin e të ardhurave.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat e bashkive në 9 mujor janë më të lartat që nga viti 2010.

Konkretisht deri në fund të shtatorit pushteti vendor mblodhi 173,9 milionë euro ose rreth 35.8 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu rritje ka edhe krahasuar me vitin 2019, kur u mblodhën 156.6 milionë euro në total në 9 muaj.