Pushuesit nga Kosova dynden drejt Shqipërisë, automjetet krijojne radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

12 Gusht 2023, 08:44

Qindra udhëtarë dhe automjete me targa të Kosovës, por edhe vendeve të rajonit kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, duke shkaktuar radhë kilometrike në segmentin e rrugës Kukës-Morinë.

Fundjava sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.