Pushuesit nga Kosova vijnë me pushime, shqiptarët i mbyllën, nisin kthimin drejt Greqisë! Fluks në Morinë, Kapshticë e Kakavijë

20 Gusht 2023, 14:56 | Përditesimi i fundit: 2023-08-20 14:57:22

Fundjava kanë shtuar fluksin e lëvizjeve në pikat kufitare dhe akset kombëtare në vend. Numri i lartë i qytetarëve të Kosovës që vijnë për pushime rritën fluksin e automjeteve në aksin Morinë-Kukës. Ndërkohë në Kakavijë po punohet me personel të shtuar për shkak të lëvizjes së shtuar të qytetarëve që po largohen drejt Greqisë.