Pyjet e Krastës në flakë, Bashkia kërkon ndërhyrje nga ajri, helikopterët në remont! Shkrumbohen 130 hektarë pyje në Krujë e Lezhë

6 Korrik 2022, 18:39 | Përditesimi i fundit: 2022-07-06 18:39:29

Pyjet e Krastës në Krujë janë ende në flakë. Disa persona ende të paidentifikuar kanë aktivizuar vatra të reja zjarri. Bashkia ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes nga ajri, por helikopterët janë në remont. Zjarr ka rënë edhe në Krujë, ku deri më tani janë djegur 60 hektarë pyje, ndërsa në Krastë 70 hektarë.